Biznesi: Qeveria nuk mban premtimin për uljen e TVSH-së
Qeveria nuk ka mbajtur premtimin për uljen e TVSH, bërë në 2005 kur erdhi në pushtet. Përfaqësuesit e biznesit shprehen se reduktimi i kësaj takse për një grup mallrash është i mundur, pasi kjo praktikë zbatohet dhe në vende të tjera.
TIRANE- Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka qenë një ndër premtimet kryesore të qeverisë Berisha katër vjet më parë, kur erdhi në pushtet. Në përfundim të mandatit, kjo taksë ka mbetur në nivelin e 20 për qind. Qeveria jo vetëm që nuk e ka mbajtur premtimin për uljen e TVSH-së, por nuk ka plotësuar as kërkesën e vazhdueshme të biznesit për një diferencim të saj për grupe mallrash të caktuar.
“Ulja e TVSH-së si taksa kryesore për mbushjen e buxhetit të shtetit, duhet të ishte një premtim i mirëstudiuar. Fakti që Partia Demokratike premtoi uljen e TVSH-së dhe praktikisht kjo nuk u realizua, tregon se të gjitha forcat e tjera politike në dhënien e premtimeve të tilla të cilat duhet të jenë të mirë studiuara. Mund të ishin gjetur disa produkte të cilat edhe mund të kishin pësuar një ulje të TVSH-së”- u shpreh Administratori i Konfindustrise Gjergj Buxhuku në një intervistë dhënë për televizionin “News24”.
Ndërkohë Alban Zusi, përfaqësues i Shoqatës së Eksportuesve shprehet, “Fakti që e gjithë Europa ka TVSH të diferencuar dhe veçanërisht për produktet ushqimore nuk kalon asnjëherë mbi 6 për qind, do të thotë që kjo është një masë e konsideruar si më e mirë, pra niveli më i mirë i TVSH-së”- tha Zusi.
Qeveria nuk ka arritur të përmbushë disa nga premtimet kryesore për fushën e ekonomisë, të bëra prej saj në vitin 2005 kur erdhi në pushtet. Përveç uljes së TVSH-së, maxhoranca aktuale premtoi ngritjen e bursës së Tiranës, një tjetër premtim i pa mbajtur. (a.r/news24/balkanweb)