Kelly Te nise reforma zgjedhore

Ambasadori i Misionit te SHBA-se ne OSBE Ian Kelly pas paraqitjes se raportit te Robert Bosch ne lidhje me zhvillimet politike dhe sociale ne vend shprehu mbeshtetje per arritjet e qeverise shqiptare dhe per progresin e bere ne implementimin e reformave te rendesishme qe prej raportit te fundit te OSBE-se.
Shume zhvillime pozitive kane ndodhur qe prej raportit tuaj te fundit kryesisht ne perpjekjet per te mbrojtur individet nga diskriminimi ne luften kunder trafiqeve njerezore ne reduktimin e korrupsionit dhe ne krimin e organizuar si dhe ne permiresimin e qeverisjes ambientaliste. Shqiperia meriton njohje per keto arritje theksoi shefi i Misionit te SHBA-se ne OSBE ambasadorit Ian Kelly.
Por nga ana tjeter Kelly thekson nevojen e nisjes menjehere te reformes zgjedhore ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme lokale te cilat jane ne prag.
Ju i kushtoni vemendje si progresit te bere nga Shqiperia ne zbatimin e reformave te rendesishme ashtu edhe sfidave qe mbeten ne disa ceshtje kyce. Nje prej tyre eshte reforma zgjedhore vecanerisht duke pasur parasysh afrimin e zgjedhjeve te ardhshme vendore. Ne vazhdojme te besojme se rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR permbajne udhezime te dobishme per permiresimin e sistemit zgjedhor ne Shqiperi theksoi ne fjalen e tij perfaqesuesi i SHBA-se ne OSBE.
Nga ana tjeter Kelly thekson se Shtetet e Bashkuara te Amerikes e vleresojne maksimalisht punen e Prezences se OSBE-se ne kete dhe ne ceshtje te tjera sidomos ne perpjekjet per te fuqizuar pavaresine dhe transparencen e institucioneve juridike per te ndertuar kapacitetet e asamblese ne promovimin e barazise gjinore dhe ne forcimin e perpjekjeve kunder korrupsionit.
Gjithashtu sipas Kelly-t SHBA vlereson mbeshtetjen e vazhdueshme te Prezences ndaj policise dhe ne procesin e carmatimit.
Prezenca ka ende shume per te bere ne ndihme te ndertimit dhe konsolidimit te progresit ne keto fusha si dhe per te promovuar me tej permiresimet ne fusha te tjera sic jane mbrojtja e te drejtave te minoriteteve dhe forcimi i transparences ne pronesine dhe financimin e mediave thekson ambasadori i Misionit te SHBA-se ne OSBE.