Londra Kapercimi i krizes rruga per ne BE

Kesaj radhe ka qene nje kancelari prestigjioze dhe aleate e shqiptareve qe ka nisur nje seri takimesh me drejtuesit e shtetit dhe ata te politikes shqiptare.
Behet fjale per Britanine e Madhe pasi ambasadorja e Madherise se saj Mbretereshes Elizabet Fiona Mcllwham ka zhvilluar nje takim me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi ku eshte diskutuar per zgjidhjen e krizes politike.
Komunikata zyrtare e Presidences e ka cilesuar nje takim pune konsultimin mes diplomates se Londres zyrtare dhe Presidentit Topi.
Ne kete njoftim theksohet se kreu i shtetit dhe perfaqesuesja diplomatike e Mbreterise se Bashkuar nje vendi tradicionalisht mik dhe aleat diskutuan rreth zhvillimeve me te fundit dhe situates politike ne vend fuqizimit te metejshem te institucioneve te pavarura kushtetuese forcimit te gjyqesorit dhe te shtetit te se drejtes si dhe permbushjes se aspiratave integruese europiane te popullit shqiptar.
Ambasadorja Mcllwham nga ana e saj pasi e siguroi kreun e shtetit se Mbreteria e Bashkuar do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine ne te gjitha perpjekjet dhe sfidat e saj integruese theksoi se kapercimi i krizes politike dialogu dhe konsensusi politik do te jene mjetet me te mira per te permbushur standardet integruese ne rrugetimin e Shqiperise per tu bere pjese e familjes se madhe europiane.