Durrës, lirohen zyrtarët e Hipotekës
Hartografi dhe juristi i Hipotekës së Durrësit, të cilët u arrestuan me bujë dy javë më parë, janë kthyer sërish në punë, pasi gjykata nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për mbajtjen e tyre në arrest. Ky vendim i gjykatës ka bërë që nëpunësit e Hipotekës të protestojnë ashpër ndaj prokurorisë dhe policisë, që kanë vënë në shënjestër Hipotekën. Nëpunësit e Hipotekës së Durrësit i janë drejtuar Kryeprokurores së Republikës, Ina Rama, me kërkesën që vartësit e saj të njohin ligjin dhe të mos shkelin të drejtat themelore të njeriut. Nëpërmjet një note proteste, që u është drejtuar edhe institucioneve të tjera që ruajnë dhe zbatojnë ligjin, specialistët i kanë kërkuar kreut të akuzës shqiptare të angazhojë në hetimin e çështjeve penale që kanë të bëjnë me regjistrimin e Pasurive të Patundshme specialistë që e njohin ligjin mbi to, si dhe rregulloren e zyrave të regjistrimit dhe "jo njerëz që plotësojnë planin dhe rrisin gradat në kurriz të punonjësve korrektë". Përveç kësaj, ata i kanë kujtuar Ramës që vartësit e saj të zbatojnë me korrektësi edhe dispozitat e Kodit Penal, të cilat janë shkelur me këmbë gjatë arrestimit të hartografit dhe juristit të Hipotekës. Menjëherë pas arrestimit të bujshëm të dy kolegëve të tyre, punonjësit e tjerë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës reaguan kundrejt situatës së krijuar në vendin e tyre të punës. Në zyrën e regjistruesit të Durrësit, Doklead Ademi, mbërritën dorëheqjet e para. Lajmi konfirmohet për gazetën "Shqip" nga kreu i Hipotekës së Durrësit, i cili i vlerësoi dorëheqjet si pjesë e reagimit në kushtet e një gjendjeje të rënduar emocionale për shkak të terrorit psikologjik të ushtruar në institucion gjatë arrestimeve të 9 majit, që u vlerësuan si të pabaza nga grupet tekniko-ligjore të ngritura për të verifikuar rastin. Pasi kanë pritur rezultatet e hetimeve të bëra nga vetë Hipoteka e Durrësit, por edhe nga institucioni në qendër, 26 punonjës të zyrës formulojnë dhe nënshkruajnë një notë proteste drejtuar regjistruesit të tyre, kryeregjistruesit, ministrit të Drejtësisë, Kryeprokurores, Avokatit të Popullit dhe prefektit të Durrësit. Punonjësit e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë rebeluar për shkak të terrorit psikologjik të paprinciptë që ushtrohet ndaj zyrës dhe punonjësve të saj, duke krijuar një opinion tejet negativ që hedh poshtë punën e bërë deri më sot.
"Prej 5 muajsh, diskreditimi i figurave të tyre në të gjitha mediat vizive dhe në ato të shkruara, si dhe sulmi institucional dhe mediatik ndaj zyrës, mospërgënjeshtrimi pas lirimit të tyre janë shkelje e hapur e të drejtave të njeriut", thuhet në notën e protestës që publikohet për herë të parë në media. Në të është kundërshtuar trajtimi i specialistëve si kriminelë ordinerë dhe nga kolegë të tyre që punojnë në prokurori dhe policinë gjyqësore. Në fund të protestës së tyre, punonjësit e Hipotekës më të madhe kërkojnë marrjen e masave konkrete për mbrojtjen e figurës së nëpunësit publik, në respekt të punës dhe kontributit që japin çdo ditë.
Verifikimet
Gjykata la të lirë dy nëpunësit pas kontrollit të dokumenteve
Regjistruesi i Durrësit: Hartografi
dhe juristi zbatuan vetëm ligjin
Dy të arrestuarit e operacionit të bujshëm "Furtuna 2", hartografi dhe juristi i Hipotekës së Durrësit, vazhdojnë normalisht detyrën. Privimi nga liria e tyre ka qenë thjesht çështje orësh, ndërsa operacioni antikorrupsion është shndërruar në një flluskë sapuni, i pambështetur në fakte dhe prova shkresore. Pas zbatimit të masës së arrestit për Petrit Maliqatin, 53 vjeç, dhe Olsjon Rrjepajn, 28 vjeç, gjykata i ka marrë në pyetje të arrestuarit dhe pas verifikimit e konstatimit se kushtet e zbatimit të masës së arrestit nuk ekzistojnë, gjyqtari Neritan Tabaku vendosi zëvendësimin e masës. Kundrejt garancisë pasurore, të arrestuarit janë lënë të lirë në zbatim të nenit 248 të Kodit të Procedurës Penale. Arrestimi paraprak, sipas burimeve nga gjykata, bëhet gjithnjë me kërkesë të prokurorisë. Ndërkohë në Hipotekë arrestimi i Maliqatit dhe Rrjepajt është shoqëruar me grupe kontrolli që kanë verifikuar rastin, duke konstatuar se pretendimet e akuzës nuk qëndrojnë. Regjistruesi i Durrësit, Doklead Ademi, thotë se praktika e punuar nga dy specialistët është bërë konform ligjit dhe në të nuk ka shkelje të natyrës penale. Më 9 maj, Gjykata e Durrësit nxori vendimet për arrest në burg për juristin dhe hartografin e Hipotekës së Durrësit, të ekzekutuara nga policia. Hartografi Maliqati u akuzua për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike, ndërsa juristi për shpërdorim detyre. Ndërkohë tjetërsimi i pretenduar i pronës nga Maliqati në favor të familjes së vet nga verifikimet e bëra nuk ekziston. Objekt i hetimit është një sipërfaqe prej 300 m² dhe denoncimi i bërë nga familja Hamzai që zotëron pjesën më të madhe të truallit, ndërkohë që nga kontrolli i dokumentacionit ka rezultuar se ligji i regjistrimit të Pasurive të Patundshme është zbatuar me përpikëri në bazë të një note të vjetër transkriptimi, e cila është ligjërisht e pakundërshtueshme. Gjithsesi, hetimet e mëtejshme do të zbardhin plotësisht rastin dhe përgjegjësitë e dy të akuzuarve.