Greqishtja, diploma e parë shqiptare që do të njihet në Evropë
Një marrëveshje e firmosur një vit më parë mes universiteteve fqinje të Gjirokastrës në Shqipëri dhe atij të Janinës në Greqi, u jep të drejtën studentëve që përfundojnë studimet në Departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, pranë Universitetit të Gjirokastrës, të pajisen me një diplomë universitare të njohur nga vendet e Evropës Perëndimore.
Gjatë një veprimtarie për prezantimin e projektit për ristrukturimin e Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, ku morën pjesë drejtues të këtyre dy universiteteve, drejtues të strukturave të pushtetit vendor dhe përfaqësues të ministrive respektive të arsimit u theksuan prioritetet që sjell zbatimi i marrëveshjes së tetorit 2007, për bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve akademike.
"Marrëveshja mes universitetit tonë dhe atij të Janinës krijon mundësi të reja për studentët e Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, që diploma e tyre të njihet nga autoritetet greke, si e barabartë me diplomat e lëshuara nga departamentet analoge të universiteteve greke", tha rektori i Universitetit të Gjirokastrës, prof. as. dr. Gëzim Sala, duke nënvizuar se "programi mësimor i këtij departamenti do të hartohet i njehsuar plotësisht me atë të departamenteve homologe në Greqi".
Realizimi në praktikë i kësaj marrëveshjeje do të nisë me aplikimin e këtyre programeve me 23 studentët e vitit të parë të Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek.
Rektori i Universitetit të Janinës, Ioanni Jerothanasi, gjatë këtij prezantimi theksoi se "aplikimi i kësaj marrëveshjeje krijon mundësi që studentët të transferojnë rezultatet e tyre nga kjo degë në cilindo universitet grek apo evropian, ndjekjen e studimeve kualifikuese pasuniversitare në Greqi, apo në çdo vend tjetër të botës, trajtim financiar gjatë kryerjes së këtyre studimeve dhe mbi të gjitha një diplomë konkurruese në tregun perëndimor të punës, përfshirjen e projekteve komunitare, si dhe avantazhe të tjera që rrjedhin nga kjo marrëveshje".
Gjatë 15 vjetëve të ekzistencës së Departamentit të Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin e Gjirokastrës janë regjistruar 333 studentë dhe janë diplomuar 186 të tillë.
Ristrukturimi i këtij departamenti, që ka nisur të funksionojë si Katedër e Gjuhës dhe Letërsisë Greke pranë ish-Institutit Pedagogjik qysh në mesin e viteve ‘80 merr kështu një profil të ri akademik, që do të stimulojë interesin jo vetëm të arsimit dhe kulturës së moshave të reja të minoritetit etnik grek që jeton në zonat jugore të Shqipërisë.
"Ishim të ndërgjegjshëm se duhet të kapërcenim logjikën e një departamenti që hapej për t‘u shërbyer edhe qëllimeve politike, për të justifikuar respektimin e të drejtave arsimore të minoritetit grek në të gjitha nivelet", theksoi në prezantim shefi i departamentit, Panajot Barka. Së bashku me historinë e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë greke është treguar kujdes për pasurimin e bibliotekës së saj me rreth dymijë tituj librash në gjuhën greke, që përbën një infrastrukturë të pasur akademike, tha Barka, duke shtuar se "dyert e këtij departamenti janë të hapura edhe për studentët me kombësi shqiptare".
Barka sqaroi më tej se Universiteti i Gjirokastrës, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin e Janinës, ndërmori hapa konkretë për të përfshirë Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë greke në një projekt ristrukturimi dhe perspektivë korresponduese me parametrat e universiteteve greke.
Një diplomë e njohur në Evropë duket si zgjidhja e vetme për t‘i siguruar mbijetesën Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Greke në Gjirokastër, ku në 15 vjet janë diplomuar vetëm 186 studentë.