E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: Rezultatet e analizave, në fundjavë

Rezultatet e analizave për banorët e sëmurë në urën vajgurore do të dalin deri në fund të javës. Lajmin e ka konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik. Pas shfaqjes së problemeve gastrointestinale të rreth 30 personave të së njëjtës lagje në Urën Vajgurore kampionët e analizave janë dërguar menjëherë në Tiranë për të gjetur, nëse në këtë zonë ka rënë epidemi apo problemet shëndetësore janë shfaqur për arsye të tjera.

Rezultatet e analizave do të dalin në fund të kësaj jave, pasi ekzaminimet që po kryhen nuk janë vetëm të përgjithshme, por edhe specifike. Konkretisht, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik po kryejnë analizat mikrobiologjike, për të gjetur shkakun që ka sjellë probleme shëndetësore te më shumë se 30 banorë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›