Moti i keq, ngricat përfshijnë akset rrugore në vend
TIRANË- Vijojnë temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, ku akulli është prezet në shumë segmente rrugore.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar -14 gradë celcius në Korcë, dy kopshte në qytet kanë pezulluar mësimin për shkak të mosfunksionimit të kaldajave si pasojë e ngrirjes së tubacioneve, ndërsa ky problem ka qenë në 24 orët e fundit edhe në spitalin rajonal, ku tashmë është riparuar defekti.
Në Dibër termometri ka shënuar -17 gradë celcius, ndërsa për shkak të ngrirjes së tubacionit kryesor mungon uji i pijshëm në qytetet Burrel, Bulqizë e Peshkopi.
Aksi më i rrezikshëm prej akullit është ai Peshkopi-Qafë Buall në vendin e quajtur Fushë Bulqizë, ndërsa Peshkopi-Librazhd mbetet i bllokuar. Probleme me akullin edhe në akset Kukës-Peshkopi dhe segmente rrugore që të cojnë në komunat e Kukësit.
Ndërkohë në këtë qark mbeten të bllokuara komunat Grykë-Çajë, Zapod, Kalis, Arrën dhe Topojan.
(el.me/news24/BalkanWeb)