Tiranë, policia parandalon një vrasje në zonën e ish-Bllokut
TIRANE - Një vrasje është parandaluar në orët e pasdites në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, në ish-Bllok.
Uniformat blu kanë arritur të ndalojnë në kohë 22-vjeçarin Etjon Metaj, i cili tentoi të vriste me armë zjarri dy bashkëmoshatarë pas një konflikti të çastit.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit që 22-vjeçari kishte me vete si dhe ka bërë shoqërimin e tij në komisariatin numër 2.
(er.nu/news24/BalkanWeb)