Durrës, mashtroi të dashurën për qejfin e shokëve, prangoset 20 vjeçari
Ka rënë në prangat e policisë, 23- vjeçari që mashtroi të dashurën e tij vitin e kaluar, duke lejuar përdhunimin e saj. Është mashtruar nga i dashuri i saj, 20- vjeçarja nga Durrësi dhe ky mashtrim ka shkaktuar rrahjen dhe përdhunimin e saj nga shokët e atij që 20- vjeçarja N. K., e konsideronte të dashur. Ngjarja ka ndodhur më 14 nëntor të vitit të kaluar.
Si fillim vajza e re është takuar me të dashurin e saj dhe janë ulur në një bar për të pirë kafe. I dashuri i saj, në lokal ka ardhur i shoqëruar me dy shokë të tij, por kjo gjë nuk ka shkaktuar asnjë dyshim tek vajza. Më pas, i dashuri i saj, 23- vjeçari Arben Peca dhe vajza kanë shkuar në hotel, por bashkë me ta kanë shkuar edhe dy shokët e Pecës. I dashuri i 20- vjeçares e ka justifikuar këtë gjë duke thënë se me ta do të përshëndeteshin pranë hotelit se edhe ata andej e kishin rrugën. Ende pa dyshuar, vajza dhe i dashuri i saj janë ngjitur së bashku në hotel, ku pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë. Peca ka dalë jashtë dhe më pas ka futur dy shokët e tij në dhomë, duke i lejuar që edhe ata të kryenin të njëjtin veprim. Pas përfundimit të këtij akti, i dashuri i saj nuk është mjaftuar, dhe ka nisur të ushtrojë dhunë mbi të duke e goditur. Vetëm pasi të tre autorët e ngjarjes janë larguar, e dëmtuara i është drejtuar komisariatit të policisë së Durrësit ku dhe ka kryer denoncimin për të tre shtetasit. Teksa iu ka shpjeguar me detaje ngjarjen e ndodhur dhe vetëm pas vizitës së kryer tek mjeku ligjor, policia është vënë në kërkim të tre shtetasve, ku ka arritur të arrestojë vetëm 23- vjeçarin Arben Peca, ndërsa dy të tjerët i ka shpallur në kërkim. Tashmë policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Arben Peca, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe me banim në Durrës. Ndalimi i tij u bë për arsye se, gjykata e Apelit Durrës ka vendosur si masë sigurie Arrest burg për veprën penale të Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritur si dhe "Heqje të paligjshme të lirisë.