Durrës, mbeti pa para, vjedh babanë
Ka mbetur trokë dhe ka vjedhur paratë që ndodheshin në shtëpinë e prindërve. Babai kur ka parë kasafortën bosh nuk është menduar asnjë çast, por ka bërë denoncimin në polici, duke çuar drejt e në qelitë e komisariatit të birin. Tomor Kola, 24 vjeç, është ndaluar nga blutë e Durrësit pas denoncimit për vjedhje parash. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënavlash, rreth 9 km larg qytetit. Tomori ishte i martuar dhe jetonte në një shtëpi më vete në të njëjtin fshat me prindërit. I ndodhur keq, ai është futur në shtëpinë e prindërve dhe ka vjedhur me thyerje kasafortën e parave, ku ati kishte 2 milionë lekë.