Rritet frikshëm niveli i ujit në hidrocentrale
Shirat e rënë ditët e fundit e kanë rritur frikshëm nivelin e ujërave në digat e hidrocentraleve që ndodhen në kaskadën e lumit Drin. Kështu, nga informacionet zyrtare që ka siguruar gazeta "Shqip" bëhet e ditur se niveli i Fierzës po rritet me 260 centimetra në ditë, në një kohë që prurjet kanë arritur në 933 metër kub për sekondë. Një rritje të ndjeshme të nivelit të ujit ka edhe në hidrocentralin e Komanit dhe të Vaut të Dejës. Në Vaun e Dejës, niveli i ujit në liqen është 95 cm larg pikës maksimale dhe në ditët në vazhdim, nëse do të ketë reshje me intensitet, hidrocentrali është i detyruar të hapë portat, një veprim ky i detyruar për të shpëtuar digën. Por hapja e portave rrezikon të shkaktojë përmbytje në zonën e Nënshkodrës dhe Lezhës. Aktualisht, reshjet e shiut janë prezente përgjatë gjithë rrjedhës së lumit Drin dhe kjo ndikon që niveli i ujit në liqenet e hidrocentraleve të vijë gjithnjë e në rritje. Mësohet se hidrocentralet janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe asnjë nga portat e tyre nuk është hapur për momentin, pasi, sipas ekspertëve, hapja e tyre bëhet vetëm në rast se kërcënohet përmbytja e digës, ose e thënë ndryshe niveli i ujit arrin në pikat maksimale. Mësohet se deri dje në mbrëmje, niveli i ujit në liqenin e Fierzës ka qenë 18 metra larg pikës maksimale dhe për momentin hapja e portave duket e largët. Megjithatë, niveli në Fierzë po rritet me 260 cm në ditë, që do thotë se nëse për 7 ditë do të ketë këtë intensitet reshjesh, mund të rrezikohet diga. Në Koman niveli i ujit është 140 centimetra larg pikës maksimale dhe rritja e nivelit të ujit në liqen ecën me 26 centimetra në ditë, ndërsa prurjet janë 661 metra kub për sekondë. Në hidrocentralin e Vaut të Dejës niveli i ujit në digë është 95 centimetra larg pikës kritike. Gjithsesi, burime nga KESH-i bëjnë të ditur se për momentin nuk ka situatë kritike dhe gjithçka është nën kontroll. Specialistët thanë se po bëhet gjithçka është e mundur që të mos arrihet deri në hapjen e portave.
FIERZA
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
272 m 290 m 260 cm/ditë
KOMAN
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
174.6 m 176 m 26 cm/ditë
VAU I DEJËS
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
75.05 m 76 m 15 cm/ditë
FIERZA
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
272 m 290 m 260 cm/ditë
KOMAN
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
174.6 m 176 m 26 cm/ditë
VAU I DEJËS
Niveli i ujit Niveli maksimal Rritja
75.05 m 76 m 15 cm/ditë