E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompania "Aurora Group", trofe cilësie në Londër

Më 24 nëntor, në hotelin "Gouman Tower" të Londrës u zhvillua konventa dhe nata gala e dhënies së Cmimeve për kompani nga 74 vende të ndryshme të botës, me pjesëmarrje të trupave diplomatik të akredituar Londer , të figurave të shquara të artit e fushës akademike e ekonomise, veprimtari e ndjekur edhe nga media publike. Selektimi dhe votimi i kompanive kryhet në bazë të propozimeve dhe vlerësimeve nga një staf ekspertësh ndërkombëtarë, të specializuar në çertifikimin e biznesit në gjithë botën. Në këtë veprimtari,kompania shqiptare"Aurora Group shpk " lider ne treg ne materialit e ndertimit u vlerësua me "Trofeun e artë ndërkombëtar të cilësisë".

Kompania ne fjale eshte partnere e disa kompanive prestigjoze Amerikane dhe Evropiane.

Kriteret, mbi bazën e të cilave u dha çmimi, janë: lidershipi

dhe menaxhimi; qendrueshmëria dhe rritja e tregut; inovacioni dhe teknologjia;planifikimi dhe vendimmarrja;

shërbimi dhe plotësimi i kërkesave të klientëve; angazhimi për cilësi e përmbushje standardesh;

zhvillimi i burimeve njerëzore e plotësimi i kërkesave të punonjësve, si dhe rezultatet

e biznesit.

"Aurora Group" u nderua me trofeun e artë, çertifikatë cilësie dhe deklaratë

për angazhimin e saj në përmbushjen e standardeve në aktivitetin e sajr.

Ky çmim mjaft i rëndësishëm iu akordua "Aurora Group" nga një organizatë mjaft e njohur, e cila ushtron aktivitetin e saj që në vitin 1984, duke çertifikuar dhe nderuar kompani nga e gjithë bota për rezulatet e tyre.

"Aurora Group" është shndërruar në një kompani model për përhapjen e kulturës së cilësisë në botën e biznesit, tha midis të tjerash, presidenti i organizatës që bëri vlerësimin. Në fund të fundit, ky është dhe qëllimi i organizatës: të vlerësojmë dhe të njohim kompani, të cilat janë të angazhuara për të ofruar cilësi e inovacion, shtoi ai. Ky event organizohet çdo vit në qytete të mëdha si: Nju Jork, Londër, Paris, Gjenevë,

Frankfurt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›