Durrës, mbi 76 mijë udhëtarë hyjnë nga porti

Shifrat janë bërë të ditura nga drejtoria e Autoritetit portual të Durrësit, të cilët shtojnë se 22.100 udhëtarë janë nisur me tragete drejt Barit, Ankonës dhe Triestes, ndërsa 54.130 të tjerë i janë drejtuar portit të Durrësit.
Gjatë muajit që po lëmë pas numri i udhëtarëve shqiptarë që i janë drejtuar Italisë është dy herë më i madh se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shtojnë burimet e portit detar, sipas të cilave, që nga dita e lëvizjes pa viza në vendet evropiane të hapësirës Shengen mbi 8500 udhëtarë janë nisur nga Durrësi me pasaporta biometrike.
Në linjat detare funksionojnë 9 tragete me kapacitet nga 900-2200 udhëtarë, një pjesë e të cilëve gjatë ditëve të fundit kanë kryer lundrime shtesë për të përballuar fluksin e bashkatdhetarëve, të cilët mbërrijnë në Durrës për të festuar më pas pranë familjeve të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni. Që nga fillimi i këtij viti mbi 839 mijë udhëtarë vendas dhe të huaj kanë shfrytëzuar tragetet e linjave nga porti i Durrësit dhe anasjelltas.
2010-12-31 11:32
[