Topi uron shqiptarët: Politika të ndërgjegjësohet

“Shumë nga bashkatdhetarët tanë e festojnë këtë natë të bukur në vende të ndryshme të botës, ku jetojnë, punojnë dhe studiojnë me dinjitet e sakrifica prej vitesh, duke mbetur shqiptarë shembullorë dhe duke e bërë Shqipërinë më evropiane. Ne u themi atyre: Shqipëria tashmë ju pret dhe ju uron nga zemra një Vit të Ri të lumtur!”, tha ndër të tjerash Topi në mesazhin e tij.
Një urim të veçantë ai u ka bërë edhe Forcave tona të Armatosura, të cilat gjithnjë e më tepër janë shfaqur si një fuqi sigurie përgjatë emergjencave civile. Më tej, ai tha se viti që po lëmë pas ishte i rëndësishëm për vendin tonë, duke përmendur këtu heqjen e vizave, që sipas tij do të shkruhet me germa të arta në historinë tonë moderne.
Kreu i shtetit nuk ka harruar t’i drejtojë një mesazh klasës politike shqiptare, që sipas tij, duhet të ndërgjegjësohet për problemet e vendit. “Duke i uruar vitin e ri, e ftoj klasën politike shqiptare, që të ndërgjegjësohet edhe më shumë për rolin historik që ka ndaj vendit dhe popullit të vet! Le të jetë ky vit që po troket një vit që do të konsolidojë edhe më tej arritjet tona më të mira dhe do të hapë perspektiva të reja bashkëpunimi dhe integrimi në familjen evropiane!”, tha ai. /Saimir Lleshi/Start/
2010-12-31 15:10
[