Durrës, mbi 970 emra të rinj për rrugët dhe sheshet
DURRES-Rreth 970 rrugë, rrugica dhe sheshe të qytetit të Durrësit, të ndërtuara kryesisht pas viteve 1990 do të marrin këto ditë emra të rinj nga historia e vjetër dhe e re e qytetit antik. Një komision me historianë dhe arkeologë ka përgatitur listën që do ti paraqitet për miratim këshillit bashkiak të Durrësit.
Nënkryetari i bashkisë Adrian Çela, i cili kryeson këtë komision tha se "vendosja e emrave të rrugëve u bë e domosdoshme në kushtet e ndryshimeve të mëdha në urbanistikën e qytetit si dhe për të lehtësuar shërbimin postar dhe atë të gjendjes civile".
Sipas Çelës ndërtimet e reja në zonat ë Plazhit, Shkozetit dhe Porto Romanos kanë krijuar një rrjet të ri rrugësh dhe sheshesh, të cilat do të marrin emra të rinj në përputhje me rrethanat historike, datimet dhe ngjarjet e qytetit tonë 3000-vjeçar saktësoi Çela.
Emra të mbretërve ilirë apo të krijuesve durrsakë në antikitet dhe në mesjetë si dhe emrat e atdhetarëve, klerikëve e intelektualëve të njohur për kontributet e tyre në 150 vitet e fundit përbëjnë numrin më të madh të emrave të propozuar. Një grup rrugësh sipas propozuesve do të mbajnë emrat e artistëve të njohur italianë të viteve 1960-1970.
(d.b/BalkanWeb)