E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, mbyllet numërimi në 6 KZAZ

26-06-2013 / Gazeta 55

Ka përfunduar në mbrëmje procesi i numërimit të votave në 6, nga 7 KZAZ e qarkut të Durrësit. Në pesë prej tyre dominon koalicioni i majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, ndërsa “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim” ka marrë më shumë vota në Zonën zgjedhore 22, ku përfshihen komunat Xhafzotaj dhe Rrashbull. Ndërkohë priten rezultatet e numërimit të votave në ZAZ Nr 19, e cila përfshin dy bashki dhe katër komuna të rrethit të Krujës. Sipas të dhënave të deritanishme, në qarkun e Durrësit koalicioni i majtë ka fituar shtatë nga 13 vendet në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë, ndërsa koalicioni i djathtë ka fituar 6 prej tyre. Në zgjedhjet e vitit 2009, e djathta fitoi 7 mandate, ndërsa e majta 6 të tjerat

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›