E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan/Përfundon procesi i numërimit në tre KZAZ të Bashkisë së qytetit

26-06-2013 / Gazeta 55

Dy ditë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit dhe në të njëjtën kohë edhe nga fillimi i procesit të numërimit, ne 3 KZAZ-të e bashkisë së Elbasanit ka përfunduar numërimi i 116 kutive të votimit. Në përfundim të këtij procesi në Bashkinë e Elbasanit Koalicioni i Majtë ka marrë 27772 vota dhe Koalicioni i Djathtë 21309 vota. Në Bashkinë e Elbasanit u thirrën për të votuar 97.300 zgjedhës, ku votuan rreth 50 për qind e tyre. Vlen të theksohet fakti se procesi i numërimit në këto KZAZ, të ngritura në ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”, nuk u shënua asnjë incident. Ndërkohë që edhe në 8 KZAZ-të e qarkut, ky proces ka përfunduar dhe pritet vetëm numërimi i kutive të bashkisë së Librazhdit, ku procesi filloi me vonesë, për shkak të mungesës së numëruesve.
Përfundon numërimi edhe në KZAZ 47/Ka përfunduar numërimi i votave në KZAZ Nr. 47, në qarkun e Elbasanit, e cila përfshin komunat Bradashesh, Papër, Funar, Labinot Mal, Gjergjan, Gracen. Pas numërimit të votave të 65 QV të kësaj KZAZ, Koalicioni i Majtë ka marrë 10692 vota, ndërsa Koalicioni i Djathtë 6423 vota. Edhe në këtë KZAZ procesi i numërimit kaloi i qetë dhe pa incidente.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›