Mesila Doda: Do reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve
Deputetja e Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Mesila Doda shprehet se “PD do reflektojë mbi votën e shqiptarëve në 23 qershor. Në një mesazh në “Facebook” ajo thotë se, “kjo është dita më e vështirë për militantët e PD pas vitit ‘97”, ndërsa kërkon mbështetjen e të gjithë demokratëve për të lartësuar vlerat e PD si forcë e zhvillimit. Ajo garanton votuesit demokratë se do jetë përkrah tyre në çdo sfidë. “Të dashur militantë, simpatizantë të PD....ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmë mbi këtë votë të shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta mbi të cilën ngritëm Partine Demokratike te vitit ‘90. Ne jemi dhe do jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik, europian! Totus tuus!”, shkruan Doda në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
...