E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 12 qarqe/Përfundon numërimi i 90% të votave

26-06-2013 / Gazeta 55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi dje rreth mesnatës se, janë numëruar rreth 90.27% e fletëve të votimit. Në një informacion zyrtar për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, raportoi për ecurinë e këtij procesi në të 12 qarqet e vendit, deri në orët e mesditës: -Shkodër, përfunduar numërimi i fletëve të votimit në 402 qendra votimi nga 417 gjithsej. Janë numëruar 96.40% e fletëve të votimit. -Kukës, përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark. - Lezhë, përfundon numërimi në 208 qendra votimi nga 258 gjithsej: janë numëruar 80.42 % e fletëve të votimit. - Dibër, përfundon krejtësisht numërimi në këtë qark. - Durrës, përfundon numërimi në 390 qendra votimi nga 444 gjithsej, ndërsa janë numëruar 87.84 % e fletëve të votimit. - Tiranë, ka përfunduar numërimi në 1169 qendra votimi nga 1422 gjithsej. Janë numëruar 82.21% e fletëve të votimit. - Elbasan, përfundon procesi i numërimit në 499 qendra votimi nga 540 gjithsej. Të numëruara deri tani 92.41% e votave. - Fier, përfundon numërimi në 473 qendra votimi nga 574 gjithsej; të numëruara 82.12% e fletëvotimeve. - Berat, numërimi ka përfunduar në 287 qendra votimi nga 302 gjithsej; janë numëruar 95.03% e votave. - Korçë, ka përfunduar krejtësisht numërimi në të gjitha ZAZ-të e qarkut. - Gjirokastër, përfundon numërimi në 235 qendra votimi nga 237 gjithsej, deri tani janë numëruar 99.16% e fletëvotimeve. - Vlorë, përfundon numërimi në 429 qendra votimi nga 432 gjithsej. Ka përfunduar numërimi i 99.31% të votave.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›