Durres mbyten dy te rinj ne lumin Ishem

Dy persona janë mbytur pasditen e sotme në lumin e Ishmit në Durrës. Trupat e pajetë janë konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë mbi ngjarjen e rëndë. Sipas informacioneve bëhet fjalë për dy të rinj, Ervis Salia dhe Eltion Sinameti, përkatësisht të moshës 21 dhe 23 vjeç. Dyshohet se dy të rinjtë kanë qënë me bagëtitë dhe duke mbledhur materiale metalike kanë rrëshqitur në lumë duke u mbytur aksidentalisht. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pritet ardhja e polumbarëve nga Tirana për nxjerrjen e trupave të pajetë.