E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush thyen rregullat perballet me ligjin

18-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i Brendshem Lulzim Basha kerkon angazhimin e operatoreve turistike


Ministri i Brendshem Lulzim Basha i ka bere thirrje diten e djeshme te gjitha agjencive te udhetimit dhe operatoreve turistike qe te bashkepunojne ngushtesisht me autoritetet policore per te garantuar nje proces sa me normal te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne zonen Schengen. Ministri i Brendshem vuri ne dukje se jane pikerisht agjencite e udhetimit operatoret turistike ato qe do te perballen me fluksin e qytetareve qe do te udhetojne ne zonen Schengen. Basha kerkoi qe ky bashkepunim te konkretizohet dhe te jete sa me operativ me autoritetet policore qe do te vene numra telefonike ne dispozicion te agjencive turistike per informacione dhe sqarime te nevojshme qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Jam i bindur se faza ne te cilen hyjme do te na gjeje po keshtu ne kushtet e nje bashkepunimi dinjitoz se pari per te mbrojtur interesat e qytetarit shqiptar se dyti per te mbrojtur dhe promovuar interesat tuaja te biznesit individual dhe te gjitheve se bashku dhe per te shfaqur para autoriteteve lsquoSchengen dhe para qytetareve europiane qeverite e te cileve votebesuan qytetaret shqiptare per te levizur te lire ne territorin e tyre per te shfaqur ate dinjitet ate pergjegjshmeri qe karakterizoi Shqiperine gjate ketij procesi te permbushjes se kushteve per levizjen e lire tha ministri Basha. Ministri i Brendshem zhvilloi me pas nje bashkebisedim me perfaqesuesit e operatoreve turistike dhe agjencive te udhetimit dhe u dha atyre sqarimet e nevojshme mbi menyren e bashkepunimit me autoritetet policore si dhe me rregullat qe duhet te ndiqen prej tyre per te shmangur probleme te mundshme me levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne zonen Schengen. Te konsideruara ndryshe si nje kontakt i pashmangshem per informacion nga ana e qytetareve agjencite e udhetimeve si cdo subjekt privat dhe shteteror do te mbartin detyrimin ligjor te informojne ne kohen e duhur per cdo shkelje te kesaj levizje. Shpesh keto agjenci jane pare si trampoline per kalim te paligjshem te kufirit shqiptar. Apeli i qarte i Ministrit Lulzim Basha vjen vetem pak dite nga nisja e levizjes se lire te shtetasve shqiptare. Eksodi i popullsise serbe dhe maqedonase pas liberalizimit te vizave nuk duhet te riperseritet edhe per Shqiperine. Ndeshkimi sipas ministrit Basha do te jete absolut. Bashkepunimi mes ketyre agjencive dhe Ministrise se Brendshme do te behet me konkret dhe me vendosjen ne dispozicion te nje numri telefonik per shkembim informacioni.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›