E Diel, 1 Nëntor 2026

ZP ben shantazh gjyqesori me ka dhene te drejte per pronat

18-11-2010 / Gazeta 55

Florjan Nuri Sekretar i Pergjithshem Ministria e Drejtesise denoncon shantazhet e gazetes se PS-se

Kemi fituar te drejten nga te dy shkallet e gjyqesorit ne lidhje ceshtjen e pronave. Pozicioni im ne administraten publike nuk mund te mohoje te drejten e pronesise te nje grupi trashegimtaresh legjitime.
Keshtu i eshte pergjigjur dje Florjan Nuri Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise pretendimeve abuzive te gazetes Zeri i Popullit te dates 17 nentor ne artikullin Sekretari i ministrise perdor postin te rrembeje prona.
Ne deklarate per shtyp te shperndare per mediat Florjan Nuri ka mohua shpifjet e gazetes socialiste sipas se ciles ai ka ushtruar presion ndaj organeve te drejtesise si dhe institucioneve qe mbulojne fushen e pronesise per te grabitur nje prone.
Deklaroj me pergjegjesi te plote morale dhe ligjore se as une dhe asnje nga pjesetaret e familjes time per asnje moment dhe per asnje rast nuk ka ushtruar asnje presion apo ndikim mbi organet e drejtesise dhe organet administrative qe shqyrtojne ceshtjet e pronesise. Kemi kerkuar dhe vazhdojme te kerkojme te drejten qe na njeh ligji te jemi pronare te prones qe na takon dhe qe padrejtesisht na eshte mohuar permes akteve administrative te falsifikuara ka dhene shpjegimet e tij Florjan Nuri.
Duke ju referuar te drejtes per tju drejtuar organeve te drejtesise Florjan Nuri ka shpjeguar se kete rruge ka ndjekur dhe se edhe dy shkallet e para et gjyqesorit i kane dhene te drejte.
Te gjithe trashegimtaret e prones perkatese i jemi drejtuar organeve te drejtesise dhe atyre ekzekutive te cilat me detyren qe ligji u ngarkon na kane dhene te drejten qe na takon. Kemi fituar te drejten nga te dy shkallet e gjyqesorit ne lidhje me kete ceshtje.
Sekretar i Pergjithshem i Ministria e Drejtesise ka sqaruar me tej se e gjithe rruga ligjor ka filluar te ndiqet qe kur ai nuk ishte ne keto nivele te ekzekutivit ndersa duke i cliesuar sulmet si shantazhe te vazhdueshme ka shtuar se qenia e tij ne administraten publike nuk mund te mohoje te drejten e pronesise te nje grupi trashegimtaresh legjitim.
Theksoj se vendimet gjyqesore dhe administrative jane trajtuar ne nje kohe qe Florjan Nuri nuk mbante pozicionin e Sekretarit te Pergjithshem ne Ministrine e Drejtesise. Me gjithe shantazhet e vazhdueshme per te hequr dore nga padia permes se ciles gjykata na ka dhene te drejten e pronesise nuk mund te pranojme keto kercenime pasi pozicioni im ne administraten publike nuk mund te mohoje te drejten e pronesise te nje grupi trashegimtaresh legjitim ka perfunduar deklaraten e tij per shtyp Florjan Nuri Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Drejtesise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›