E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje historike e pagave dhe pensioneve investime rekord edhe ne turizem

18-11-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha percakton objektivat e buxhetit te 2011-s

Kryeministri Sali Berisha i eshte referuar edhe dje ne mbledhjen javore te Keshillit te Ministrave buxhetit te shtetit per vitin 2011-te. Shefi i ekzekutivit tha se per vitin e ardhshem vendi do te kete buxhetin me te madh deri me tani i cili permbush te gjitha objektivat e qeverise si rritja e rrogave dhe pensioneve dhe infrastrukturen rrugore.
Kreu i ekzekutivit theksoi se ky buxhet do te mbeshtese fort turizmin duke theksuar se do te shqyrtohet cdo problem qe ka per zhvillimin e turizmit ne Shqiperi.
Sipas kryeministrit do te shqyrtohet cdo investim qe ka te beje me turizmin qe mos te kete me probleme ne vere. Lajmi qe agjencia e lajmeve per turizmin Lonely Planet rendiste Shqiperine nje nder destinacionet turistike qe duhet vizituar eshte nje moment entuziast tha kryeministri duke premtuar investime te medha per zhvillimin e jashtezakonshem te turizmit.
Ne kete pike kreu i qeverise theksoi se prioritet per vitin 2011 do jete pikerisht turizmi ndaj kerkoi qe Ministria e Kultures e Mjedisit dhe ajo e Puneve Publike te marrin masa dhe te inspektojne ku jane zonat qe kerkojne pastrim urgjent rruge drejt zonave arkeologjike dhe madje ri-trajtim te keshtjellave.
Sipas tij ata qe shpallen Shqiperine Miss Planeti duhet qe nepermjet investimeve nga ana shqiptare te marrin bekimin e miliona turisteve qe pritet te vijne vitet e ardhshme ne vendin tone. Ai gjithashtu ka kerkuar qe te nisin kontrollet nga ISHP-ja dhe agjencia e mjedisit qe mos te verehen me problemet me ndotjen e mjedisit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›