Qeveria shqiptare garanton lirine e fese bashkia e Tiranes nuk e dha lejen per xhamine
Departamenti i Shtetit te SHBA-ve publikon Raportin vjetor Mbi Lirine Fetare
Kushtetuta shqiptare garanton lirine e fese dhe ligje e politika te tjera kontribuuan gjithashtu ne ushtrimin e lire te fese. Qeveria ne pergjithesi respektoi lirite fetare ne praktike. Nuk pati ndryshim ne statusin e respektimit te lirise se fese gjate periudhes se raportimit. Nuk pati raportime per abuzime apo diskriminim shoqeror mbi baze identifikimi besimi apo ushtrimi fetar.
Keto jane disa nga konstatimet e Raportit vjetor te Departamentit te Shtetit te SHBA-ve Mbi Lirine Fetare ndersa nga ana tjeter evidenton se bashkia e Tiranes ka refuzuar prej kohesh nje leje ndertim te kerkuar nga Komuniteti Mysliman per ndertimin e nje xhamie te re ne kryeqytet.
Duke u ndalur te Kuadri Ligjor Raporti veren se Kushtetuta siguron lirine e fese dhe ligje e politika te tjera kontribuuan per nje ushtrim pergjithesisht te lire te fese. Qytetaret kane te drejte te padisin qeverine per cenim te lirise se tyre per ushtrimin e lire te fese.
Raporti i Departamentit te Shtetit te SHBA-ve Mbi Lirine Fetare ndalet edhe ne Kufizimet mbi Lirine Fetare.
Ne kete kontekst Raporti evidenton se Qeveria pergjithesisht respektoi lirine fetare ne praktike. Gjate periudhes se raportimit nuk pati ndryshim ne statusin e respektimit te lirise fetare nga qeveria.
Duke u ndalur te kthimi i pronave komuniteteve fetare Raporti ve theksin te perpjekja e qeverise per kthimin e pronave.
Qeveria vazhdoi te trajtonte pretendimet nga secili prej kater grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin apo kompensimin e pronave te marra gjate ish epokes komuniste megjithate shume nga pretendimet per prona mbeten te pazgjidhura. Pas marreveshjeve te reja dypaleshe te nenshkruara ne vitin 2008 Agjencia Kombetare per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave u udhezua tiu jepte perparesi pronave te zoteruara nga bashkesite fetare megjithese ka pasur ecuri te ngadalte thuhet ne Raportin vjetor te Departamentit te Shtetit te SHBA-ve Mbi Lirine Fetare.
Ne kete pike Raporti terheq vemendjen per faktin se si bashkia e Tiranes prej kohes nuk jep leje ndertimi per ndertimin e nje xhamie nga komuniteti mysliman me gjithe kerkesat e perseritura nga ana e ketij komuniteti.
Komuniteti Islamik Shqiptar vazhdoi te kerkonte leje ndertimi per nje xhami te re ne nje toke kthyer bashkesise nepermjet procesit te kompensimit pas-komunist. Ne fund te periudhes se raportimit zyrtare te Bashkise se Tiranes nuk kane vepruar mbi kete kerkese citon Raportit vjetor i Departamentit te Shtetit te SHBA-ve Mbi Lirine Fetare.