E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto e fton Atin e Shenjte per nje vizite ne Shqiperi

18-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto pritet ne nje audience nga Shenjteria e Tij Papa Benedikti XVI


Ne kuader te vizites zyrtare qe po zhvillon ne Seline e Shenjte Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u prit dje ne nje audience nga Ati i Shenjte Papa Benedikti i XVI-te. Ministri Haxhinasto i percolli Atit te Shenjte ndjenjat e thella te admirimit dhe respektit qe populli shqiptar ka per Pontifikatin e Tij dhe per kontributin e shkelqyer qe Ai jep ne shkalle universale ne drejtim te nxitjes se paqes dialogut mes kulturave e qyteterimeve dhe inkurajimit te metejshem te dinjitetit njerezor. Ministri Haxhinasto vuri ne pah harmonine dhe tolerancen fetare qe mbizoteron ne vendin tone ne marredheniet mes tri besimeve te ndryshme duke theksuar rendesine e inkurajimit te bashkebisedimit dhe mirekuptimit midis feve si pjese e dialogut mes qyteterimeve. Ministri Haxhinasto i paraqiti Atit te Shenjte ftesen per te vizituar Shqiperine. Ne vijim te vizites dy ditore ne Seline e Shenjte ne Vatikan ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto eshte takuar edhe me sekretarin per Marredheniet me Shtetet Monsinjor Dominique Mamberti. Ne takim te dy personalitet kane vleresuar bashkepunimin mes Shqiperise dhe Vatikanit dhe kane rene dakord per nje bashkepunim me te ngushte njerezor dhe institucional te vendit tone me Seline e Shenjte si dhe forcimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe ne fusha me interes te ndersjelle.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›