Durrës, mbytet në pishinë 10-vjeçari

Një i mitur me inicialet D. M ka humbur jetën ditën e sotme në shkaqe aksidentale. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sallmone të Shijakut, në Durrës ku një 10-vjeçar është mbytur në pishinë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj. Ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e këtij aksidenti.