E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mbështesim misionin e policisë shqiptare në Afganistan

5 trajnues të policisë shqiptare, janë përcjellë sot për një mision paqeruajtës në Afganistan. I pranishëm në këtë ceremoni nisjeje ka qenë edhe kryeministri Berisha, i cili ka shprehur mbështetjen e qeverisë për këto forca. Po ashtu kreu i qeverisë shprehu besimin se policët shqiptarë, do të përmbushin me sukses misionin e ndërmarrë.

“Ne sot, përcjellim një grup prej 5 oficerësh në një detyrë të rëndësishme, detyrën e trajnimit të policisë afgane. Ky është minsioni i parë paqeruajtës i policisë së shtetit shqitpar dhe përbën një arritje madhore. Qeveria do të bëjë gjithçka për mbështetjen në përmbushjen e detyrimeve ligjore”, u shpreh kryeministri.

Në këtë ceremoni ka folur edhe zv/ambasadorja e SHBA, Deborah Jones e cila falënderoi qeverinë shqiptare për bashkëpunimin në Afganistan. Ajo informoi gjithashtu se turi i trajnuesve të policisë shqiptare do të jetë për një periudhë 6-mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›