E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunimi në Korçë, familjarët hedhin poshtë akuzat

Vetëm pak orë pasi policia e Korçës bëri publik një rast tjetër përdhunimi tek të miturit, familjarët e autorit të dyshuar Arben Hajdinllari, i arrestuar një ditë më parë nën akuzën e prostituimit të nipit të tij 9-vjeçar, kanë reaguar duke hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sipas tyre, 45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë për të siguruar jetesën për familjen e tij. Ata thonë se babai i 7 fëmijëve shpesh merrte për ta shoqëruar edhe ndonjërin prej fëmijëve, ndërkohë që ata mohojnë që ai të merrte me vete nipin e tij 9-vjeçar.

Hajdinllari gjithashtu sipas tregimeve të familjarëve mund t`i ketë pranuar akuzat thjesht nga frika, por ata mohojnë se ai mund të ketë lidhje me akuzën e prostituimit të të miturit.

Ndërkaq familja Hajdinllari është përfshirë në një tjetër skandal të lidhur me fëmijët. Nëna e 9-vjeçarit me iniciale K.M e quajtur Donika Hajdinllari, në vitin 2004 ka denoncuar publikisht një klinikë greke, e cila merrej me trafikimin e fëmijëve.

Rasti u bë publik, pasi kjo e fundit lindi në klinikën greke njërin prej fëmijëve të saj, për të cilin i thanë se ishte i vdekur, ndërkohë që në skandal u përfshi mjeku grek, Fotis Andropulos si dhe dy shqiptarët, Nazmi Kreka dhe Floresha Hoxha, të dënuar respektivisht me 20 dhe 15 vite burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›