Durrës, mbytetkosovari, fëmijët ishpëtojnë të vëllanë
DURRES- Një shtetas kosovar është mbytur sot paradite në bregdetin e Durrësit. Jahir Kabashi 23 vjec nga Prizreni i Kosovës kishte ardhur për të kaluar fundjavën së bashku me të vëllanë.
Të dy vëllezërit po bënin plazh në sektorin “Apolonia” fare pranë vendit ku pak ditë më parë u arrit të zhvendosej një anije e cila kishte ngecur në breg prej disa muajsh. Për të zhvendosur anijen punëtorët ishin detyruar të thellonin fundin e detit rreth e qark anijes.
Nga të dhënat e para mësohet se dy vëllezërit, të cilët nuk dinin not, pa ditur, kanë rënë në gropën e thellë t të krijuar pas zhvendosjes së anijes.
Sipas NEWS24 disa fëmijë që po notonin me gomone të vogël i kanë ardhur në ndihmë njërit prej vëllezërve, ndërsa 23 vjecari është përpirë nga fundi i detit. Është dashur ndërhyrja e polumbarëve të forcave speciale të RENEA-s për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Polumbarët thanë se gropa kishte qenë aq e thellë, sa dhe ato, specialistë të notit, ishin thithur nga fundi i detit krejt papritur.
(s.g/BalkanWeb)