E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malësi e Madhe, vritetpolici, 5 mln lekëpër kapjen e autorit

MALESI E MADHE- Një polic rrugor është vrarë me armë zjarri në krye të detyrës në fshatin Rec të Malësisë së Madhe. Policia e qarkut Shkodër njofton se vrasja ndodhi rreth orës 02. 20 minuta të së dielës në vendin e quajtur “Foletat e Marshenjt”, në fshatin Reç, Komuna Shkrel të rrethit Malësi e Madhe.

Viktima, inspektor Kole Ndreshaj, vjeç 41, lindur dhe banues në Shkodër, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër.

Inspektori, i veshur me uniformën e policit rrugor dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur është zënë pritë nga persona ende të paidentifikuar në një rrugë dytësore, 300 metra larg aksit kombëtar Koplik- Shkodër. Viktima u gjet i pajetë sot në mëngjes nga disa kalimtarë.

Nga të dhënat e para të grupit hetimor, të cilave u referohet NEWS24 polici rrugor është qëlluar me dy plumba të cilat i përkasin dy armëve të ndryshme.

Efektivët e Drejtorisë se Policisë Qarku Shkodër po kryejnë veprimet e para hetimore procedurale. Një grup i posatshëm hetimor, i ngritur nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me specilaistët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, po punojnë për të zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Sot në mesditë policia e Shtetit informon se vë në dispozicion 5 milionë lekë të reja për këdo që do të japë informacion të vlefshëm lidhur me autorët e vrasjes. Numri i policisë i vënë në dispozicion është 0694105324.
(s.g/BalkanWeb)

TAG: vrasje- polic rrugor- kol ndreshaj #tagLink { font-family: Verdana, sans-serif; font-size:12px; } #tagLink a { color: #32669A; text-decoration: none; } #tagLink a:hover { text-decoration: underline; } Lidhje te tjera Vrasja në Pukë, pranga autorit 3 orë pas krimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›