E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, me droge ne makine, dy ne pranga

Dy te rinj, me precedente penale nga Durresi, u ndaluan nga policia, pasi ne automjetin me te cilin udhetonin u gjet nje sasi lende narkotike, qe dyshohet te jete e llojit heroine. Burime zyrtare bene te ditur se Rigers Deda, 25 vjec, lindur e banues ne lagjen nr. 4 dhe Gentian Gjoka, 35 vjec, lindur dhe banues ne lagjen nr. 18 te qytetit bregdetar, u ndaluan, pasi gjate kontrollit ne automjetin me targe DR 3165 E, me te cilin ata udhetonin, u gjeten 4,5 grame lende narkotike, qe dyshohet se eshte heroine. Lenda narkotike eshte derguar per ekzaminim ne Laboratorin e Policise se Shtetit ne Tirane, ndersa mesohet se Deda dhe Gjika ishin denuar edhe me pare per veprat penale te vjedhjes dhe plagosjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›