E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbetje radioaktive nga Kosova ne Maqedoni

SHKUP - Ne vendkalimin kufitar Bllace, doganieret maqedonas ndaluan mbremjen duke gdhire dita e djeshme, hyrjen ne vend te nje automjeti me targa te Kosoves, nen dyshimet per radioaktivitet. Autoritetet thane se mjeti i rende i transportit, kishte ngarkuar hekur me radiacion 300 here me shume nga normat e lejuara. “Me perdorimin e pejxhereve per dedektim te rrezatimit radioaktiv dhe detektoreve te posacem, eshte konstatuar rritje e nivelit te rrezatimit”, sqaroi policia. Ajo qartesoi se “ngarkesa e hekurit ishte destinuar per nje kompani importuese nga Elbasani”, konfirmoi policia maqedonase, e cituar nga agjencia shteterore e lajmeve, MIA.

Nderkohe, ne nje komunikim publik, Drejtoria Doganore maqedonase beri te ditur se, pasi automjeti, prone e nje kompanie nga Kosova, ishte njoftuar per te hyre ne Maqedoni, aparatet per detektim te nivelit te rritur te rrezatimit radioaktiv, te vendosura ne hyrje te terminalit, sinjalizuan per radiacion te larte. “Per kete arsye punonjesit e doganes kryen kontrollin plotesues te automjetit dhe konstatuan rritje te nivelit te rrezatimit dhe, per kete shkak, afrimi tek automjeti u eshte ndaluar te gjithe personave te terminalit doganor ne Bllace, per shkaqe sigurie”, sqaroi Drejtoria Doganore maqedonase. Ajo shtoi se, “sipas matjeve, mendohet se behet fjale per rrufeprites radioaktive”, ndaj dje paradite, automjeti u kthye mbrapsht ne Kosove.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›