Durrës, merr flakë fuoristrada e parkuar në rrugë
DURRES-Një automjet ka marrë flakë sot paradite në lagjen numër 8 të Durrësit. Mësohet se automjeti tip fuoristradë, me targa TR 3770 F ishte i parkuar në rrugë para Drejtorisë së Spitalit në momentin që është përfshirë nga flakët.
Policia dhe shërbime të zjarrfikëseve kanë mbërritur në vendgjarje dhe po përpiqen të stabilizojnë situatën.
Nuk dihen arsyet e shpërthimit të zjarrit, por dyshohet se në automjet nuk ndodhet asnjë person.
(d.b/BalkanWeb)