E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtuesit e Universiteteve, sot dekretohen rektorët

TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të bëjë sot dekretimin e të gjithë rektorëve që u zgjodhën në postet drejtuese të universiteteve. Dekretimi i tyre i hap rrugë më pas edhe dekretimit të dekanëve fitues të zgjedhjeve.
Për drejtorin e Marrëdhënieve me Publikun në Universitetin e Tiranës Ervin Demo, i gjithë procesi mendohet të mbyllet deri në fund të javës. “Mendohet që të enjten të bëhet dekretimi i dekanëve për katër fakultete dhe të premten dekretimi për 4 fakultetet e tjerë”, - shprehet Demo. Zgjedhjet për postet drejtuese në universitete u zhvilluan në datën 20 shkurt në të gjithë institucionet e arsimit të lartë në vend. Këtë vit, për herë të parë të drejtën për të votuar e kishin edhe studentët, të cilët shprehën preferencat e tyre.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›