E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kapet 3 kg kanabis, në pranga 20-vjeçari

Policia e Korçës gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka bërë të mundur sekuestrimin e 3kg kanabis sativa ndërsa ka arrestuar një person.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 20-vjeçari Rigens Dervishi ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet R.M.
 

Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua në automjetin me targa TR 54 53 D gjatë kontrollit të ushtruar nga policia.
 

Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›