E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Elenit, Apeli rivlerëson masën ndaj Ilia Bashos

TIRANË- Gjykata e Apelit pritet të rivlerësojë sot masën e arrestit ndaj Ilia Bashos, i akuzuar për implikim në vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës dha masën ‘arrest me burg’ për 38-vjecarin, masë e cila u kundërshtua nga pala mbrojtëse, e cila paralajmëroi dhe apelimin saj.

Cështja në ngarkim të Ilia Bashos në Apel shqyrtohet nga një treshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Edmond Goga. Ilia Basho u arrestua më 21 shkurt, tri javë pasi bashkëshortja e tij u qëllua për vdekje me dy plumba nga një person i paidentifikuar. Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Tiranës thuhet se Ilia Basho është person në hetim për kryerjen e veprës penale të ‘vrasjes me paramendim’, të kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja
33-vjeçarja Eleni Basho u ekzekutua me armë zjarri pak metra larg banesës së saj në 2 shkurt 2012, në Shkozë Tiranë. Pas hetimeve të policisë së kryeqytetit, pak ditë më parë u ndalua bashkëshorti i viktimës Ilia Thanas Basho. Sipas policisë, provat dhe faktet e grumbulluara vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›