E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, moti i keq ndërpret punën në port

Është ndërprerë puna në portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Shkak është bërë moti i keq dhe reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin tonë orët e fundit. Shirat kanë nisur që natën e mbrëmshme, duke mos u ndaluar në asnjë moment. Për shkak të detit të trazuar, anijet nuk mund të dalin në det. Ndërkohë, edhe tek anijet e ankoruara nuk përpunohet dot për shkak të reshjeve të dendura. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e rrugëve të qytetit është bllokuar nga ujërat që vërshojnë pa pushim. Të tre tragetet e linjës Bari-Durrës u ankoruan normalisht në kalatat e portit, ndërsa pasdite pritet të mbërrijë një traget tjetër nga Ankona. Po ashtu, të gjitha motopeshkatoret janë kthyer në port dhe presin përmirësimin e motit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›