E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy persona të liruar nga Guantanamo shfaqen në videon e al-Kaeda-s

Dy persona të liruar nga burgu në gjirin e Guantanamos janë shfaqur në një video të al Kaedas, të publikuar në faqen e internetit islamist dhe deklarojnë se ata janë bërë komandantë të grupit të militantëve në Jemen. Pentagoni ka bërë të ditur se këtë muaj, 61 ish të burgosur nga burgu i Guantanamos, janë rikthyer për të luftuar përkrah militantëve pas lirimit të tyre. Njëri prej burrave të shfaqur ne videomesazh, Said al-Shihri, i identifikuar si ish i burgosur i guantanamos me numrin 372, thotë se ata janë torturuar në këtë burg nga amerikanët në bashkëpunim me disa tradhtarë të vendit të tyre, ndërsa i drejtohen Sheikhut Osama Bin Laden, dhe Ayman al Zaëahirit, se do ti përmbushin premtimet e dhëna dhe se do të bëhen pjesë e xhihadit. Nëpërmjet videomeesazhit Shihri bën të ditur se ka qenë një komandant i al kaedës në grupin e gadishullit arabik. "unë i them vëllezërve tanë dhe njerëzve të tokës sonë se kemi ardhur të mbështesim islamin, se do të mbështesim ata që ndodhen ne burg e fëmijët e tyre në vendet saudite, qeveritë e të cilave kanë tradhtuar zotin dhe kanë zëvendësuar ligjin e zotit me rregullat e amerikës. Në videomesazh shfaqet gjithashtu edhe Mohammed al-Oufi i cili thotë se ka qenë i burgosur në guantanamo me numrin 333 dhe aktualisht është komnandant i grupit në terren. Presidenti i Yemenit Ali Abdullah Saleh tha të shtunën se pret riatdhesimin e 94 jemenitëve që mbahen ne gjirin e guantanamos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›