E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, moti pengon largimin e emigranteve

Ka rinisur fluksi i emigranteve per ne vendet e tyre te punes, ne shtetet fqinje me Shqiperine.

Ne mesnaten e kaluar jane nisur ne drejtim te Portit te Barit pese tragete, nje nga keto, “Adriatika” eshte nisur me vonese per shkak se nuk kishin arritur ne kohe emigrante qe vinin nga Kosova, kjo sepse rruget e bllokuara nga debora nuk kane lejuar nje qarkullim normal.

Sipas informacioneve paraprake te marra nga kapiteneria e portit, mesohet se naten qe kaloi kane kaluar kufirin nga Durresi per ne Bari rreth 7 mije pasagjere dhe 2 mije mjete.

Moti i keq me reshje ka veshtiresuar imbarkimin e pasagjereve per ne tragete, kjo sepse ne disa segmente te rruges ishte rritur niveli i ujit gje qe e bente te veshtire kalimin e emigranteve te kalonin me bagazhet personale. Sipas kapitenerise, fluksi pritet te rritet sot ne mbremje, ku do te shtohen dhe 3 tragete te tjere.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›