Kapshtice-Kakavije perballojne me sukses fluksin

Sipas komandantit te kesaj pike kufitare, deri ne tani ne Kapshtice nuk ka radhe te gjata pasi te dyja palet, edhe shqiptarja edhe ajo greke po punojne me te gjitha sportelet te hapura dhe me sistemin 24 oresh ne pune.
Vetem gjate kesaj dite kane dale nga Kapshtica rreth 4 mije shtetas me 860 automjete private, ndersa dy sportele jane lene te hapur vetem per autobuzet. Nga Kapshtica kane hyre per festat e fundvitit rreth 80 mije emigrante te cilet pritet te kthehen serish drejt Greqise po nga kjo pike kufitare.
Nderkaq, me fluks po ndeshet edhe pika kufitare e Kakavijes, ku gjate 24 oreve te fundit kane dale prej ketej 7300 persona dhe 1710 mjete. Pala shqiptare ka ne diospozicion 8 sportele te hapura.
Ndersa ajo greke 6 te tilla. Meqenese pritet qe per oret ne vijim Kakavija te kete nje fluks emigrantesh policia kufitare njofton se do te punohet me orar te zgjatur dhe personel te perforcuar.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code