Dëbora, Policia: Shoferët të mos lëvizin pa zinxhirë
Deri në orën 13.00 mësohet se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, ndërsa janë të bllokuara shumë akse rurale. Policia e Shtetit i bën apel drejtuesve të automjeteve të lëvizin me zinxhirë në të kundërt ato do të ndalohen.
TIRANE- Nëpërmjet një njoftimi për shtyp të shpërndarë sot në mesditë në orën 13.00 Drejtoria e Policisë së Shtetit informon se të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme. Ndërsa i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që gjatë lëvizjes së tyre në drejtim të akseve rrugore ku paraqiten probleme të përdorin zinxhirët.
Sipas policisë së Shtetit në qarkun e Kukësit Janë të kalueshme me zinxhirë akset
Kukës-Tiranë, Kukës- Morinë, Krumë- Qafë e Prushit, Krumë- Kukës, Krumë- Golaj, Bajram Curri- Qafë Morinë, Bajram Curri-Fierzë, Bajram Curri-Llugaj, Bajram Curri-Margegaj.
Ndërkohë rrugët drejt komunave të këtij Qarku janë të bllokuara për shkak të reshjeve të shumta të dëborës.
Në qarkun e Dibrës aksi rrugor nacional Peshkopi-Bulqizë-Burrel është i kalueshëm me zinxhirë. Po ashtu janë të kalueshme me zinxhirë dhe akset rrugore Qafë Bualli-Krastë dhe Qafë Bualli-Milot. Ndërkohë rrugët që lidhin Komunat Kala e Dodës, Selishtë, Zallë Dardhë, Reç, Lurë, Klenjë, Ostren, Derjan, Macukull, Lis, Xibër, janë të bllokuara.
Të gjitha akset rrugore të tjera të këtij qarku janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.
Në Qarkun e Korçës në akset Qafë Thanë –Pogradec. Qafë Plloçë - Korçë, si dhe Korçë - Qafë Qarri - Ersekë dhe në aksin Korçë - Devoll - Kapshticë është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve nga të gjitha automjetet që lëvizin në këtë drejtim.
Në Qarkun e Shkodrës, në aksin rrugor Qafë Mali-Fushë Arrëz, Qafë Shllak, Kukës është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Në rrethin e Pukës rrugët janë të kalueshme me zinxhirë. Janë të bllokuara akset rrugore rurale që lidhin komunat e Iballës dhe Fierzës, si dhe aksi rrugor Qafë Mali- Fierzë.
Po ashtu janë të bllokuara akset Bogë-Theth, Shkodër-Dukagjin, Tamare-Vermosh.
Në Qarkun e Lezhës eshtë i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve në akset rrugore: Rrëshën-Milot, Rrëshën-Shpal, Milot-Shkopet, Zejmen-Balldre. Po ashtu është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve dhe në akset e tjera rurale të këtij qarku.
Janë të bllokuara akset rrugore në drejtim të komunave: Fan, Orosh, Kurbnesh, Kashnjet, Dajç Zadrimë, Rrënja e zezë dhe Rrënja e Velës.
Në Qarkun e Elbasanit, akset rrugore të këtij qarku janë të kalueshme me zinxhirë. Edhe në Qafë Kërrabë është i nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.
Njoftimi për shtyp bën të ditur se në të gjitha këto akse rrugore janë të pranishme strukturat vendore të policisë, të cilat po ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për paisjen e automjeteve me zinxhirë, si dhe për respektimin e normave të shpejtësisë. Shërbimet e Policisë që janë të pranishëm në të gjitha akset problematike do të bllokojnë lëvizjen e automjeteve që nuk kanë vendosur zinxhirë.Shërbimet e policisë po bashkëpunojnë gjithashtu me Autoritetet Vendore dhe Drejtoritë e Mirëmbajtjes së Rrugëve, me qëllim përmirësimin e kalueshmërisë në këto akse rrugore. Më tej Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve për të respektuar kërkesën për vendosjen e zinxhirëve, si dhe për të respektuar e normat e shpejtësisë gjatë lëvizjes në akset e mësipërme, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale me pasoja për jetën e tyre.
(s.g/BalkanWeb)