Metereologët: Moti, me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta

Bëni kujdes sepse moti duket se nuk do te tregohet shume bujar në këto muaj dimri të vitit 2009. E nëse këto kohë është ndjerë një i ftohtë me reshje shiu dhe dëbore do të ketë akoma dhe më tepër të tilla në veri te vendit dhe shiut të dendur në jug të Shqipërisë. Por ajo që ka dominuar këto ditë dhe ka bërë një kohë akoma dhe më agresive, ka qënë dëbora e dendur në veri të vendit e cila ka arritur trashësinë prej 65 centimetrash në Kukës. E ndryshe nga rutina e rënies së dëborës, që jemi mësuar të shohim në veri të vendit, gjatë ditës së sotme është përfshirë dhe qyteti i Lezhës nga reshjet e dëborës si rrallë ndonjëherë. Mëgjithatë pritet që sot dhe nesër të ndërpriten reshjet, por temperaturat do të vazhdojnë të ulen. E duket se moti do të përkeqësohet akoma më shumë në Shqipëri, nëse rryma atmosferike e cila vjen nga veriu i europës do të kapë Shqipërinë. Nga grafikat dhe projektimet satelitore shihet se kjo zonë është shumë afër vendit tonë. E nëse ndodh që të kalojë në Shqipëri atëherë duhet të bëheni gati sepse moti do të jetë ekstremisht i ftohtë.