E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, motorri përplaset me kamionin, vdes 23-vjeçari

Një 23-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi motorri me të cilën udhëtonte është përplasur me një kamion.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në urën e Dajlanit në Durrës ku 23-vjeçari Xhend Dakova ka gjetur vdekjen pasi motorri me targa AA 540 me të cilën udhëtonte u përplas nga një kamion i cili drejtohej nga shtetasi G.Koçi.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e kamionit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›