E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia hap dyert për një javë për komunitetin

Për një javë policia e shtetit do ti ketë dyer të hapura për të gjithë qytetarët. Kjo vjen për shkak të zbatimit të "Policimit në Komunitet", me qëllim afrimin gjithnjë e më tepër të policisë me publikun. Kështu nga data 24 deri më datë 28 tetor, organizuar "Javën e Vizitorëve të Policisë" në të gjitha strukturat policore, bazuar në vizionin e Policisë "Së bashku për një komunitet të sigurtë".
Janë programuar vizita të nxënësve të shkollave të ndryshme apo qytetarëve në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe strukturave vendore të policisë.
Gjatë ditë së hënë nxënës të shkollës 9 vjeçare "Ali Demi" dhe të shkollës së mesme "Ismail Qemali" vizituan ambientet e brendshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë vizitës së tyre nxënësit patën mundësi të takonin dhe Zv/Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për Sigurinë Publike, Z. Muhamet Rrumbullaku, i cili duke shprehur kënaqësinë për praninë e fëmijëve në ambientet e strukturave të policisë, u shpjegoi atyre mënyrën e funksionit të Policisë së Shtetit, duke e vënë theksin në faktin se Policia e Shtetit është një institucion i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Më pas nxënësit e pranishëm patën mundësi të shikonin ambientet e brendshme të Policisë së Shtetit, si dhe zhvilluan takime me Drejtues të tjerë të lartë të Policisë si: Drejtorin e Sigurisë Publike, Drejtorin Kundër Krimit Financiar, Drejtorin e Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar, si dhe me specialistë nga fusha të ndryshme të qarkullimit rrugor, të policisë kufitare etj, dhe me personelin e sallës operative.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›