Durrës, mungojnë rojet bregdetare në plazh
DURRËS- Plazhi i Durrësit nuk ka anjë roje bregdetare në të gjihtë gjatësinë e tij , për raste të problemeve të shumta që cdo vit janë prezente. Pushuesit kërkojnë që edhe ky plazh të ketë standarte me vendet e rajonit.
“Po mund të ndodhë që të mbytemi. Janë të nevojshëm, shpëtimtarët. Por, akoma nuk na ka infromuar asnjë neës në mund të kemi ndonjë rreziik, ku mund të drejtohemi”,- shprehet një pushues kosovar.
“Domosdo duhet të jenë shpëtimtarët, pasi ka fëmijë që mbase nuk dinë not. Është mirë që ata të jenë këtu. Në Ulqin kam qenë dhe atje ka roje bregetare. Këtu nuk kam parë dhe nuk di a ka apo jo”,- tha një pushues.
“ Ato janë të rëndësishëm shumë sidomos për fëmijët e vegjël, pasi mund të ndodhë që nga një pakujdesi e vogël prindi të mos jetë pranë fëmijës dhe është shumë mirë që ata të qëllojnë afër në momentin e duhur. Apeli ynë është që të jenë shumë më të kujdesshëm”,- bëri apel, një nënë pushuese.
Gjatë inaugurimit të kullave të vrojtimit, u premtua se kategoritë më të rrezikuara, si fëmijët apo të moshuarit do të jenë nën kontrollin e skuadrave të paisura me mjete optike, barka shpëtimi, kuti të ndihmës së shpejtë, por tashmë ato kulla janë krejtësisht të braktisura.
Ndërkaq, në cdo sezon veror janë regjistruar persona të mbytur në plazhin e Durrësit si pasojë e mungesës së aftësive në të notuar apo incidenteve në det. Rasti më i fundit dhe i pari, i shënuar për vitin 2011 është ai i mbytjes së 20- vjecarit nga Peza.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)