Malaj: Partitë duhet të kufizojnë pushtetin absolut
SHKODËR- Deputeti socialist Arben Malaj në kuadër të platformës që ai ka deklaruar se do të parashtojë në bazën e PS-së, ka zhvilluar një takim me studentët e qytetit të Shkodrës.
Duke folur për situatën në vend, deputeti socialist solli në vëmendje se Shqipëria është në krizë që nga viti 2009, duke cilësuar si shkaktar sistemin, i cili ka forcuar pozitat e kryetarëve, ndërkohë rekomandoi që zgjidhja është shmangia e pushtetit absolut.
“Problemi është se ne duhet të hapim Partinë Socialiste. PS, që të hapet, e para duhet të jetë parti institucionale. E dyta, në partitë tona duhet të kufizojmë pushtetin absolut. Të dyja partitë politike nga aspekti i menaxhimit të tyre, nga aspekti i promovimit, nga aspekti i përzgjedhjes së atyre që marrin mandat për të qenë kryetar komune, për të qenë kryetar Bashkie, për të qenë deputet, për të qenë drejtor drejtorish, veprohet gati parime të tilla të një pushteti absolut dhe të përzgjedhjeve individuale. Po të ishte se do të qeverisje thjesht me besnikët në Lindjen e Mesme nu k do të kishte asnjë trazirë. Hapja e partive duhet të fillojë që në bazë, cdo kontribut duhet ruajtur, nuk ka luftë brezash”,- deklaroi deputeti socialist.
Malaj tha se Shqipëria sot nuk ka nje model pozitiv te asnjë parti politike dhe se PS, si forcë opozitare duhet të krijojë një model të mirë. Deputeti socialist tha se për këtë gjë debatet brenda partisë janë konstruktive.
“Por, ajo që duhet të bëjmë ne në lidership, jo thjesht vetëm kryetari, është që të mos e përdorim këtë solidaritet, këtë ndjeshmëri njerëzore, aman se po pati debat po cahet partia, po prishet partia. Kur ne kishim debate ishim dhe në qeveri. Ai parimi që të mos përqendrohet pushteti vetëm në pak duar duhet të fuksionojë që në parti që të mos funksionojë edhe në qeveri. Unë vetë jam partizan, që në partitë, qoftë një anëtar një votë, duhet të ketë një lloj konkurrence. Kemi të vetmin shqetësim kur në garë është prap kryetari, që është jo thjesht emri konkret, për cdo rast mundësia e një gare reale është e sforcuar”,- nënvizoi deputeti i PS-së, Arben Malaj.
(e.m/BalkanWeb)