E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, ndalohet anija me armë, do nisej drejt Irakut

DURRES- Një anije me armë me destinacion Irakun nuk është lejuar të lërë portin e Durrësit mëngjesin e sotëm.

Lajmi konfirmohet nga kapitaneria e portit të Durrësit e cila sqaron se anija me pronar shqiptar, ekuipazh pjesa më e madhe shqiptarë, dhe flamur moldaz ishte furnizuar me armë në Kroaci e Mal të Zi.

Anija ishte ndaluar në port të premten për riparimin e një defekti në bord, si dhe për furnizim me ujë, ushqime, karburant, dhe kërkoi leje largimi për mëgjesin e sotëm ( e hene)
Në anije kishte municione të kalibrit të vogël 7.62 mm dhe ngarkesa e parë ishte bërë në Mal të Zi, ndërsa ngarkesa e dytë në Kroaci.

Nga ana e saj kapiteneria i kishte dhënë lejen për largimin pasi ngarkesa me armë, ishte ligjore, por autoritetet e lundrimit kishte urdhëruar mos lejimin e saj të largohet pa bërë më parë verifikimin e armëve dhe dokumentacionit.

"Anija me itenerar, Mal i Zi, Kroaci e destinacion Irakun ndaloi për të marrë furnizime të ndryshme për ekuipazhin dhe për të riparuar pjesën e xhiros së busullës. Pas kryerjes së këtyre procedurave nga ana e kapitenit  të anijes është kërkuar largimi i saj, por autoritetet shqiptare nuk e kanë lejuar deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit" saktëson kapiteneria e portit.

Pas kontrollit ministria e Mbrojtjes ka dhënë lejen e largimit të anijes.

Nga ana e tij Kapiteni i portit të Durrësit, Hysni Aruçi sqaroi se anija disponon të gjithë dukumentacionin përkatës të lundrimit dhe të mallit dhe se qëndrimi i saj në radë është konform konventës ndërkombëtare. Aruçi pohon se “anija nuk është e destinuar për portin e Durrësit, ndaj nuk i nënshtrohet asnjë lloj kontrolli nga ana e autoriteteve portuale.

Edhe Drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit, Sajmir Boshnjaku deklaroi se qëndrimi i anijes me municioneve luftarake që kanë si destinacion Irakun është konform ligjeve ndërkombëtare dhe të shtetit shqiptar. Pritet që së shpejti anije të lundrojë drejt Irakut.
(s.g/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›