Marije Kraja, Teatri i Operas festë në 100 vjetorin e saj
TIRANE- Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së sopranos lirike Marie Kraja , Artistes së Popullit, ditën e martë ora 19:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vihet në skenë koncerti homazh “Në flatrat e këngës”. Koncerti do të luhet nga solistët dhe orkestra simfonike e T.K.O.B nën dirigjimin e mjeshtrit të madh
Zhani Ciko.
Në program do te luhen pjesë nga “Idomeneo”, Ivan Susanin”, “Rusalka”, “Mrika”, “La Boheme”, “Tosca”, Rigoletto”, etj . Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 ne Zarë të Dalmacisë dhe vdiq në Tiranë më 21 nëntor 1999.
Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është vlerësuar me titullin “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë. Koncerti “Në flatrat e këngës” vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
(s.g/balkanWeb)