E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres, nis sezoni i plazhit

Durres- Kushtet e favorshme atmosferike kane sjelle me heret celjen e sezonit turistik ne qytetet bregdetare te Shqiperise. Pas Sarandes dhe Vlores, ka qene Durresi qyteti qe ka hapur zyrtarisht sezonin per vitin 2009. I pranishem ne ceremonine festive te dites se djeshme, ka qene edhe kreu i bashkise Vangjush Dako, ndersa qindra qytetare kane mirepritur evenimentin me te preferuar nga te gjithe shqiptaret.

Duk e konsideruar Durresin si zone te rendesishme te vendit per turizmin masiv dhe ate elitar, Dako tha se kete vit ky sektor ka thithur dyfishin e buxhetit ne krahasim me nje vit me pare, duke pohuar se nje nder prioritetet e pushtetit vendor mbetet ofrimi i kushteve sa me te mira per pushuesit qe preferojne te kalojne pushimet ne bregdetin durrsak.

Per te pasqyruar sa me mire resurset turistike te qytetit bregdetar, bashkia e Durresit ka menduar te beje edhe nje spot, i cili pritet te shfaqet se shpejti. Ndryshe nga vitet e kaluara, kete sezon veror qyteti prezanton nje infrastrukture te permiresuar. Pushues te shumte shprehen te kenaqur me kushtet qe te ofron plazhi i Durresit, ndersa distancojne ndryshimet nga viti ne vit. "Turizmi mbetet prioriteti i bashkise sone dhe promotori i zhvillimit ekonomik, ndaj meriton vemendjen e te gjitha paleve per te punuar sa me shume ne permiresimin e infrastruktures se ketij sektori kaq te rendesishem, jo vetem per Durresin, por per te gjithe Shqiperine", tha Dako per "KJ".

Qellimi i bashkise per kete vit eshte qendrimi sa me afer kerkesave te turisteve te shumte qe pritet te vizitojne qytetin kete vere. "Punen tone si bashki, e lehteson bashkepunimi i ngushte me partneret tane qe jane operatoret turistike te iniciatives private dhe te gjithe sektoret e tjere, qe i sherbejne turizmit", shpjegoi kryebashkiaku. Kete sezon infrastruktura ka pasur vemendjen me te madhe, ndersa priten edhe aktivitete te shumellojshme kulturore dhe artistike te niveleve kombetare e nderkombetare. "Ky realitet qe ofron qyteti yne, eshte bere prezent ne Perendim nepermjet agjencive te ndryshme turistike qe e kane futur Durresin ne programet e tyre, si dhe ne itineraret e krocierave. Kete vit, bashkia ka akorduar ne buxhetin e saj dy here me shume fonde per turizmin se vitin e kaluar", tha Dako ne fjalen e tij. Por gjate ketij sezoni pushuesve vendas dhe atyre te huaj, nuk iu ofrohet vetem deti, por edhe vlerat antike, turizmin kulturor dhe ai arkeologjik.

Enkeleda Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›