Durrës, pacientëvetë dializës u mbylletdera e spitalit
DURRëS- Pas denoncimit në News24 për mungesën e shërbimit të transportit nga pacientët e dializës në Durrës, shërbim ky i sanksionuar me ligj, paraditen e sotme këta pacientë e kanë gjetur të mbyllur me dryn derën e administratës së spitalit rajonal të Durrësit.
Pacientët shprehen të shqetësuar për mungesën e këtij shërbimi duke theksuar se pas kryerjes së dializës e kanë shumë të vështirë të arrijnë në banesë duke përdorur shërbimin urban.
Ata thonë se kanë lënë takime me autoritetet përkatëse për ti dhënë zgjidhje problemit të tyre, por këto të fundit nuk kanë bërë gjë tjetër vecse kanë mbyllur dyert.
“Na kanë mbyllur derën, na kanë lënë përjashta. Kam folur me Ministrin e Shëndetësisë dhe ai personalisht me tha se ka dhënë urdhër për transportimin në banesë të pacientëve të dializës. Ndërsa në spitalin e Durrësit administrata mbyll derën e nuk përballet me të sëmurët. Ne kërkojmë që të na bëhet transporti sipas ligjit që ka nxjerrë ligjvënësit.” shprehen pacientët.
Pasi kanë pritur me orë të tëra pas dyerve të spitalit, pacientët i janë drejtuar Prokurorisë për të denoncuar mungesën e këtij shërbimi në spitalin e Durrësit.
(e.n/BalkanWeb)